Sisteme menaxhimi
Një vend i vetëm për stokun, klientët, faturat dhe stafin.
- Inventar & magazinë
- CRM
- Faturim
Studio softueri · Shqipëri
ndërtojmë → sisteme menaxhimi▍
Nga sistemet e menaxhimit te automatizimi dhe AI, ndërtojmë softuerin që i duhet biznesit tuaj, dhe kujdesemi për të edhe pas lançimit.
01 — Shërbimet
Një vend i vetëm për stokun, klientët, faturat dhe stafin.
Punët e përsëritura i bën sistemi, ju merreni me biznesin.
Platforma të shpejta, të sigurta dhe të bukura në çdo ekran.
Inteligjencë artificiale që punon me të dhënat tuaja.
Kur asnjë program i gatshëm nuk ju shkon për shtat.
Keni një ide? E kthejmë në produkt që funksionon.
Nga Excel-i dhe letrat te një sistem i vërtetë.
Pas lançimit nuk zhdukemi.
02 — Procesi
Pa surpriza, pa zhargon. Gjithmonë e dini ku ndodhet projekti, sa kushton dhe çfarë vjen më pas.
Hapi 01
Fillojmë me një bisedë: si punoni sot, ku humbet koha, çfarë do të thotë sukses për ju.
→ Përmbledhje e problemit & objektivave
Hapi 02
Hartojmë zgjidhjen dhe ndërtojmë një prototip që e prekni para se të shkruhet rreshti i parë i kodit.
→ Prototip interaktiv · plan · ofertë e qartë
Hapi 03
Zhvillojmë në cikle të shkurtra. Çdo javë shihni progresin e vërtetë dhe jepni mendimin tuaj.
→ Version funksional, i testuar
Hapi 04
E vendosim në punë, trajnojmë ekipin tuaj dhe mbetemi pranë për mirëmbajtje dhe përmirësime.
→ Sistem në punë + suport i vazhdueshëm
03 — AI & LLM
Lidhim modelet më të avancuara të gjuhës me sistemet tuaja, në mënyrë të sigurt dhe nën kontrollin tuaj.
Pyetni sistemin në shqip dhe merrni përgjigje nga faturat, kontratat dhe raportet tuaja.
Faturat, formularët dhe email-et kthehen vetë në të dhëna të strukturuara.
Jo vetëm përgjigje: AI dërgon kujtesa, plotëson regjistra dhe ju njofton kur duhet.
⟶ kërkoj te sistemi i faturimit…
⟶ filtroj: statusi = e papaguar, muaji = tetor
⟶ llogaris totalin dhe afatet…
* Shembull ilustrues i një asistenti që ndërtojmë.
04 — Pse cilicom
I njëjti ekip që ju dëgjon, e projekton, e ndërton dhe e mirëmban. Asnjë informacion nuk humbet rrugës.
Gjithçka që ndërtojmë ju përket. Pa varësi të fshehura, pa licenca që ju mbajnë peng.
Shpjegojmë gjithçka qartë, në shqip, pa zhargon teknik. Ju vendosni, ne zbatojmë.
Përdorim mjete moderne dhe të provuara, që sistemi juaj të jetë i shpejtë sot dhe i lehtë për t'u zgjeruar nesër.
Na tregoni çfarë keni në mendje. Ju përgjigjemi brenda një dite pune.